Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko, thotë se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar pasi u prek nga koronavirusi.

Në një postim në Facebook, ai thotë se virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze.

Postimi i deputetit Hysko:

Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.