Gazetari i njohur sportiv, Kosta Grillo, është nisur ditën e sotme drejt Turqisë, ku do të kurohet nga Covid-19, pas përkeqësimiti të gjendjes së tij.
Gazetari rezultoi pozitiv me Covid 5 ditë më parë dhe nga raportimet mësohet se kurohej në një spital në Tiranë.
Lajmin e konfirmon kolegu i tij, gazetari Ervin Baku, i cili me një postim në rrjetet bën me dije se gjendja e gazetarit është e rëndë.
“Konstandin Grillo është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime të besueshme pranë komentatorit të njohur sportiv bëjnë me dije që ai është prekur nga COVID-19. Prej ditësh po kurohej në Tiranë, ndërsa sot është vlerësuar nga mjekët që duhet të shkojë drejt Turqisë për trajtim më të specializuar”, thuhet në një postim të publikuar nga Baku.