Tentativat e të rinjve shqiptar për t’u punësuar në shtetet europiane jo gjithmonë kanë dalë të suksesshme pasi një pjesë e madhe e tyre janë gënjyer dhe janë zhvatur.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe me një 35-vjeçar nga Durrësi, i cili ka rënë pre e mashtrimit të një agjencie punësimi.
Siç bën me dije policia në një njoftim zyrtar, më datë 08.05.2018, shtetasi M.V, vjeç 35, banues në Durrës, ka denoncuar një agjenci punësimi me administratore shtetasen S.D.
Mësohet se administratorja, një vit më parë i ka premtuar të riut nga Durrësi punësim në Gjermani kundrejt një shume në euro dhe nuk e ka dërguar.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale "Mashtrimi" sipas nenit 143 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases S.D.





