MIRDITE, 26 shkurt 2013 – I premton për martesë, por plani dështon duke e mbajtur të dashurën të mbyllur brënda katër mureve për 22 ditë me radhë. Historia e dashurisë nuk ka zgjatur shumë, teksa e reja ka zbuluar se burri me të cilën shoqërohej nuk ishte gjë tjetër veçse i martuar, ndaj dhe në shenjë hakmarrje ajo ka tentuar të largohej.
Tentativa e saj ka qënë e dështuar, pasi për ditë me radhë ka plotësur dëshirat e të dashurit të saj, të cilën e torturonte. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në Mirditë, ku një vajzë 21-vjeçare është shpëtuar nga policia pas një pengmarrjeje prej 22 ditësh.
Gjatë kësaj periudhe kohore, vajza me inicialet Dh.L., është mbajtur peng në një banesë në Mirditë, ku mbi të është ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Pasi e reja është lënë e lirë, në pranga ka rënë dhe pengmarrësi Mirash Kolaj, mbi të cilin rëndon akuza, për "heqje të lirisë së tjetrit".





