Tridhjetë vjeçarja me iniciale Q.F, mbrëmjen e djeshme ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi ajo e ka kuptuar se 38-vjeçari me iniciale A.SH nga fshati Dëbërc i Tetovës, i punësuar përkohësisht jashtë shtetit, e ka mashtruar atë duke i premtuar se do të martoheshin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas Q.F., ai i ka premtuar asaj se do të martohej me të, kurse më pas ai i ka marrë asaj 3.600 €.

Këto para ai ia ka kërkuar asaj për të blerë një makinë me të cilën ai do të udhëtonte drejt saj në Tetovë për t’u martuar me të.

Ndërkohë Q.F e ka kuptuar se A.SH ishte i martuar, dhe se ai e kishte mashtruar vetëm për t’i marrë asaj të hollat.