Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e banesës në zonën e Niklës të Krujës.
Mësohet se pre e grabitësve ka rënë biznesmeni Nazmi Çangu, baba i 4 fëmijëve 3 vajzave dhe një djali.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kanë qenë rreth 10 vetë të armatosur e me maska që kanë kryer grabitjen, kanë torturuar dhe lidhur me fasheta kryefamiljarin. Autorët kanë vjedhur rreth 100 mijë euro dhe kanë marrë sende me vlerë.
Në dëshminë e tij biznesmeni ka thënë se njëri prej autorëve ka qenë i veshur me uniformë policie.
Mësohet se Çangut i kanë prerë gishtin me gërshërë dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë.





