Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Mallakastrës. 32-vjeçari, Seit Jaupaj është arrestuar pasi ka kanosur me thikë ish-bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Visokë.

32-vjeçari ka kanosur në rrugë, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ish-bashkëshorten, 25-vjeçaren F.J.

Kanë qenë banorët e zonës që fillimisht kanë ndaluar Jaupaj, më pas ka ndërhyrë policia. Mbi 32-vjeçarin rëndon akuza e dhunës në familje.