Kinë, 13 mars 2014 – Një grua kineze ka treguar para trupit gjykues se i ka prerë me gërshërë të dashurit të saj organin gjenital dhe më pas e ka hedhur këtë të fundit në tualet. 41 vjeçarja Yeung Ki ka pranuar se i ka hedhur ilaç gjumi në supë të dashurit të saj 32 vjeçar, Zhou Hui, dhe pasi atë e ka zënë gjumi Ki ka rrëmbyer gërshërët. Më tej gruaja ka treguar se e ka goditur me çekiç të dashurin e saj, pasi ai është zgjuar nga dhimbja dhe ata kanë nisur të konfliktohen mes tyre. Sipas 41 vjeçares, ajo ka qenë e detyruar të veprojë ashtu, pasi i dashuri 32 vjeçar kërkonte t’i merrte paratë dhe njëkohësisht ka abuzuar me të seksualisht.
Çifti ishte njohur vite më parë dhe kishin krijuar një lidhje pas divorcit të gruas me burrin e saj. Pasi i kishte marrë shuma të konsiderueshme parash, Hui ishte larguar pa adresë. 41 vjeçarja kishte zbuluar se ishte shtatzënë dhe kishte nisur kërkimet për të dashurin e saj, i cili kishte rezultuar se ishte i martuar. Hui i kishte kërkuar partneres së tij ta abortonte fëmijën dhe pas refuzimit të saj ishin ndarë. 4 vjet më vonë, Hui e kishte kontaktuar sërish partneren dhe i kishte pohuar se e kishte marrë malli për të. Pasi kishin rivendosur kontaktet, Hui i kishte kërkuar sërish para, por partnerja e tij kishte refuzuar. I ndodhur në këtë situatë ai e kishte dhunuar atë dhe vajzën e vogël dhe kishte abuzuar seksualisht me 41 vjeçaren. Por reagimi i fundit i kushtoi jetën 32 vjeçarit që pak orë më vonë humbi jetën.
/agjencia e lajmeve“Dyrrah”/





