Administratori i Komunës Proptisht u shkarkua nga detyra, një ditë pasi i preu veshin kushëririt të tij. Gëzim Alla së bashku me vëllezërit e tij, u konfliktua me kushëririn për një vijë uji.
Ngjarja ka ndodhur të premten dhe sipas dëshmive të familjarëve, Gëzim Alla kishte futur një ekskavator në tokën e kushëririt, Kujtim Alla, me qëllim që të merrte ujin.
Nga ky moment ka nisur sherri, i cili ka degjeneruar në përdorimin e kosores dhe lopatave. Për pasojë, Kujtim Alla, është goditur në kokë si dhe i është prerë veshi me kosore.
Policia, fillimisht ndaloi Vito Allën, vëllanë e administratorit të Komunës Proptisht.