Gjatë një komunikimi për mediat pasditen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama ka zbuluar se cilët do të jenë kandidatët që do të kryesojnë listat për zgjedhjet elektrale të 25 prillit në qarqet kryesore të vendit.

Sipas Ramës, për emrat të cilët do të kryesojnë listat nuk ka patur asnjë debat. Kujtojmë që sot, brenda orës 00:00,  është afati i fundit nga KQZ për dorëzimin e listave të kandidatëve nga ana e partive politike që do të futen në zgjedhje.

Emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit sipas qarqeve:

Shkodër – Edona Bilali

Vlorë- Pranvera Resulaj

Kukës- Greta Duraku

Korçë – Eni Zake

Dibër- Lavdrim Krashi

Berat- Hatixhe Konomi

Tiranë- Luljet Bozo dhe Najada Çomo

Fier- Erion Braçe

Elbasan- Evis Kushi

Gjirokastër- Mirela Kumbaro

Lezhë- Lindita Nikolla

Durrës- Milva Ekonomi