20 maj 2015 – Një pjesë e nëpunësve të Bashkisë Durrës kanë nënshkruar një kontratë tip “grup-Kontratë” me një ndër kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri.
Në kontratë është e specifikuar qartë që, nëse njëri apo disa nga abonentët nuk paguajnë për shërbimin e përfituar, u pritet telefoni të gjithë anëtarëve të grupit. Pikërisht mospagesa e faturës nga disa prej nëpunësve të bashkisë e ka detyruar kompaninë në fjalë që t’u presë telefonin të gjithë anëtarëve të grupit. Një ndërprerje e tillë telefoni u ka shkaktuar jo pak telashe nëpunësve, sidomos tani kur sapo ka filluar fushata elektorale.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





