SHBA, 20 gusht 2014 – Gazetari amerikan i zhdukur James Wright Foley në dorën e militantëve të ISIS. Kështu thuhet në një mesazh nga ISIS, të cilët shprehen se i kanë prerë kokën. 

Në mesazhin e fundit të gazetarit para se ti pritet koka, Foley shprehet se do të kishte dashur të mos ishte kurrë një qytetar amerikan. 
“Do të doja të kisha më shumë kohë, të mund të kisha shpresë për liri dhe të shihja familjen time. Por, mbi të gjitha do të doja të mos kisha qenë një shtetas amerikan”, thotë ai para vdekjes. 

Foley i bën një mesazh dhe vëllait të tij që shërbente në Forcat Ajrore të SHBA-ve. “Vdiqa që atë ditë kur shokët e tu hodhën bomba mbi këtë qytet, mbi këta njerëz. Atë ditë u firmos certifikata ime e vdekjes. Reflekto”. 

Grupi militant, Shtetit islamik publikoi një video që pretendon se militantët i prenë kokën gazetarit amerikan James Wright Foley, si një mesazh për Shtetet e Bashkuara që të ndalë ndërhyrjen në Irak. 

Video në YouTube ishte titulluar "A message to #America (from #IslamicState)", një mesazh për Amerikën nga Shteti Islamik. Në video identifikohet një burrë i gjunjëzuar si James Wright Foley dhe tregohet akti i prerjes së kokës së tij. 

Më tej ISIS publikoi fotografi të rënda dhe video për të dëshmuar aktet e tyre barbare. 
Gazetari Foley ndodhej në Siri duke raportuar mbi luftën civile në vend, kur ai u zhduk në nëntor të vitit 2012. 

Ekzekutuesit tregojne me pas dhe nje person tjeter peng, qe sipas tyre e pret ekzekutimi. 
Kurse personi ekzekutor prane gazetarit i ben thirrje Obames te ndale sulmet ne Irak. Mediat britanike thone se theksi I tij eshte londinez dhe behet fjale per nje shtetas britanik te rekturuar ne radhet e islamikeve.

Administrata e Presidentit Obama thotë se është duke u përpjekur të verifikojë vërtetësinë e një video që tregon vrasjen e gazetarit amerikan nga militantët e Shtetit Islamik. 

Në një postim dje në faqen e Facebook-ut, "Free James Foley" (lironi James Foley-in) thuhet: "Ne e dimë se shumë prej jush jeni në kërkim të konfirmimit apo përgjigjeve. Ju lutemi keni durim derisa të marrim më shumë informacion, dhe mbani James Foley-in në mendjet dhe lutjet tuaja". 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/