Aktori shkodran Julian Deda mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste brenda “Big Brother VIP”, ndër të tjera ka folur edhe për fituesin e edicionit të dytë, Luiz Ejlli.
Gjatë qëndrimit në këtë reality show, këngëtari shkodran u dashurua me moderatoren Kiara Titon, të cilës i propozoi për martesë në “BBV”.
Sipas aktorit, Luizi i ka propozuar Kiarës me tekstin e tij “Moj Juliet… unë do të djeg Shkodrën…”.
“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”, tha Juli.
Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë këngëtari, duke ironizuar Julin mbi autorësinë e tekstit.
“Teksti është i Sander Ruçit po nejse”, ka shkruar këngëtari.