Duhej të ishte dita më e bukur e tyre, por ka ndodhur komplet e kundërta. Një çift iranian janë arrestuar pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve.

Kjo ka ngjallur reagimin e  policisë së qytetit Arak, që e ka dërguar çiftit menjëherë pas hekurave, për arsye të shkeljes së rregullave islamike.

Martesat e gjinisë së njejtë dhe shfaqja e dashurisë në vende publike janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.