Bëhet fjalë pikërisht për një familje moderne. Historia e fejesës së Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger pushtoi titujt e mediave rozë.

Kjo për shkak se aktori i dha fund martesës me Anna Faris vetëm 1 vit më parë.

Por aktorja e famshme e ka pritur shumë mirë këtë lajm. Pas njoftimit për fejesën që bëri Pratt, ajo i komentoi duke i uruar jetë të lumtur. Por nuk mbaron me kaq.

Faris pranoi se e dinte që ish-bashkëshorti dhe vajza e yllit të Hollywood, Arnold Schwarzenegger, do të fejoheshin.

Anna zbuloi se Chris e kontaktoi menjëherë pasi i kishte propozuar Katherine. 42-vjeçarja foli për fejesën në podcastin e saj, 'Anna Faris Is Unqualified'.

Chris më dërgoi mesazh në mëngjes dhe më tha se i propozoi Katherine. Dhe unë isha: Ky është lajm i mrekullueshëm", tha aktorja gjatë episodit të fundit.

Dhe meqë komedinë e ka në gjak, Anna iu përgjigj: “I ktheva mesazh dhe i thashë dua të të rikujtoj që mund të certikoj martesa, thjesht s’jam shumë e zonja.”

Pavarësisht shakave, aktorja u shpreh shumë e lumtur për çiftin: “Unë jam shumë e lumtur për ta. E dija që do të ndodhte. E dua Katherine dhe e dua Chris, jam aq e lumtur që ata e gjetën njëri-tjetrin”.

Pratt dhe Faris njoftuan ndarjen e tyre në gusht 2017 pas 8 vitesh martesë. Ata kanë edhe një djalë, 6-vjeçarin Jack.