Një djalë nga Kina që të do të propozonte të dashurën e tij në publik, pagoi një grup të madh kërcimtarësh për të krijuar atmosferën e duhur. Çdo detaj doli ashtu siç duhej, vajza u prek aq shumë saqë shpërtheu në lot. Por si përfundim, ajo nuk pranoi për një motiv materialist. Ajo, sapo pa unazën, u kthye andej nga kishte ardhur sepse diamanti ishte më i vogël se pritshmëritë e saj, që do të thotë të paktën 1 karat.
“People Daily online”, raporton se në komunikimin e mëvonshëm mes çiftit në rrjetet sociale, vajza i ka shkruar djalit: “Më parë ramë dakord për një diamant 1 karat. Pse ishte aq i vogël”?