Policia e Durrësit ka proceduar B. L., 45 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në jetën private të një shtetaseje 31-vjeçare, banues në Durrës, duke publikuar foto të saj në rrjetin social “TikTok”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.