Djali i kompozitorittë njohur, këngëtari Gjergj Kaçinari publikoi ditën e djeshme një foto me modelen Oriola Marashi ku shruante: "Para kredisë, 2012".
Dy të rinjtë janë shumë ndryshe nga pamja që kanë sot, sidomos Oriola e cila thuajse nuk njihet fare në këtë foto.
Kaq ka mjaftuar që modelja të shpërthejë ndaj të gjithë atyre që prej kohësh kanë komentuar ndryshimet e saj.
"Unë mendoj se ajo që ti e quan ‘i nxjerr të vërtetën’ realisht është ‘cyber bullying’ dhe është ligjërisht e dënueshme…është fatkeqësi që një injoranti t’i jepen të mira të përdorueshme si interneti e rrjetet sociale, por është më fatkeqësi që kemi individ të tjerë që e mbështesin, e mendojnë se është argëtuese, e drejtë apo ku di unë dhe i japin platformë ekspozimi në televizion. Më vjen keq me brezin e ri që po rritet me këtë frymë dhe në subkoshiencë po ju piqet ideja që është gabim të trajtosh komplekset që të ndihesh mirë me veten." ka shkruar Oriola.





