Sërish me fjalët “toç” dhe “toçi i Saliut”, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka zgjedhur të nisë reagimin e tij kundër kreut të PD-së Lulzim Basha.

Pas videos së publikuar nga ky i fundit gjatë kësaj të shtune, ku në rrjete sociale postonte vendndodhjen e restorantit ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve, që sipas kryedemokratit, është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos. Për këtë shkak, Basha thoshte se Dako e ka vendin në burg.

REAGIMI I PLOTË I DAKOS:

O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s'kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç  dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç!