Një punonjës spitali në Itali është akuzuar se ka marrë pagën për 15 vjet pa shkuar asnjë ditë në punë raportojnë mediat lokale. I akuzuari nuk ka shkuar më në punë që në vitin 2005 në spitalin Ciaccio në qytetin jugor të Catanzaro, ndonëse pagesën e ka marrë në mënyrë të rregullt.
Ai tani po hetohet për mashtrim, zhvatje dhe shpërdorim detyre, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa. Gjatë gjithë kësaj periudhe që ai nuk ka shkelur në vendin e punës kishte marrë në total 538,000 euro.
Gjashtë menaxherë të spitalit po hetohen gjithashtu në lidhje me ngjarjen. Arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë policor për mungesat dhe mashtrimet e dyshuara në sektorin publik italian.





