Policia ka proceduar penalisht një shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin B. Z., banues në Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke të shtetasit A. T. dhe më pas ka hedhur inerte guri në sipërfaqen e tokës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.