Era e fortë ka bërë që nga godina e re e komunës në Prishtinë, të shkëputet dhe të bjerë një pjesë e çatisë së saj.
Si pasojë është goditur në kokë një 23-vjeçare që ishte duke kaluar aty pranë, e cila është dërguar me urgjencë në spital, teksa autoritetet mjekësore kanë dhënë edhe detaje mbi gjendjen e saj.
Për këtë arsye anëtarët e Këshillit Komunal, kanë vendosur për dëmshpërblimin e saj me 110 mijë euro.