Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në rrugën kryesore Lushnjë-Karbunarë.
Në aksident janë përfshirë një motor dhe një biçikletë dhe si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit humbi jetën.
Viktima është identifikuar si Fitim Xhafa, 50 vjeç, dhëndër në lagjen Karbunarë, ndërsa drejtuesi i motorit, Jovan Liçi, 61 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë.
Të dy ishin duke udhëtuar në të njëjtin drejtim kur janë përplasur me njëri-tjetrin.
50-vjeçarit pas rrëzimit nga biçikleta i ka rënë koka në gurët prej betoni të korsisë së biçikletës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërsa 61-vjeçari ka vazhduar ecjen për rreth 30 metër me motor pastaj është rrëzuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.