Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Klos, ku një punëtor që po punonte për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8:30, teksa punëtori i montimit të hekurave Mujedin Biba ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke i rënë të fikët.

58-vjeçari është dërguar me urgjencë fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Paraprakisht dyshohet se 58 vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.