Shumë persona që zgjedhin të lënë një shenjë të përjetshme në trupin e tyre siç janë tatuazhet,  vendosin mes emrave, inicialeve apo imazheve të ndryshme.

Por ka raste kur personi që bën tatuazhin, të gabojë në realizimin e asaj që ka kërkuar klienti/ja. Kështu i ka ndodhur një nëne në Suedi, e cila ka vepruar më pas në një mënyrë që pakkujt mund t’i shkonte në mendje.

Johanna Sandstrom kishte kërkuar që të bënte tatu, emrin e djalit Kevin, por artisti i kishte shkruar gabimisht Kelvin.

Një problem që mund të ishte zgjidhur në shumë forma, por Johanna Sandstrom vendosi që t’i ndërronte emrin djalit të saj, në vend që t’i nënshtrohej edhe njëherë procedurës së dhimbshme të tatuazhit.

Kështu, ajo i shtoi dhe një ‘l’ emrit të të birit…