Një aksident me një të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. 

“Më datë 12.02.2021, në orën 16:30, në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë, shtetasi D. K., 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”,- njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.