Një aksident është shënuar rreth orës 14.20 të kësaj të diele në fshatin Fierseman në Divjakë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 31-vjeçari D. D., ka rënë në kanal me automjetin e tij tip “Ford” e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.