Një 26-vjeçar me iniciale O. Xh. është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen, gjithashtu ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në komisariatin e Tiranës.
Në pranga janë vënë bashkëjetuesja dhe babai i tij, të cilët gjithashtu kundërshtuan dhe goditën policinë, në momentin e shoqërimit të të riut.
I riu i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen 23-vjeçaren me iniciale H. D, por ajo së bashku me 55-vjeçarin me iniciale E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për të penguar shoqërimin në komisariat.
Mbi 26-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
Ndërsa për babain dhe vajzën rëndojnë akuzat “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





