Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i akuzuar për dhunë në familje.
Në pranga ka përfundur E.N pasi ka dhunuar nënën e tij.
“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”– njoftojnë blutë e kryeqytetit.





