1 qershor 2015 – Ka nisur procedimi penal për shtetasin E.S., 31 vjeç nga Durrësi, pas një aksidenti që shkaktoi duke lënë të plagosur dy kosovarë.
31-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ me targë ‘AA 480 AA’ ka goditur automjetin tip ‘Wolsvagen’ me targë Kosove ‘01 -283 – HA’. Si pasojë e goditjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit, shtetasi Sh.G., 39 vjeç, dhe pasagjeri Sh.H. 30 vjeç, që të dy banues në Prishtinë.
Por fatmirësisht, të dy kosovarët, pasi morën mjekimet në Spitalin e Durrësit u larguan pa probleme për jetën.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të të riut durrsak i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/