Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas ka arrestuar një 28-vjeçar nga Durrësi të shpallur në kërkim.
Policia njofton se ditën e djeshme është kapur në hyrje të Rinasit shtetasi N.M., vjeç 28.
Nga burimet zyrtare mësohet se i riu është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.
Ai akuzohet për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar nga nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.





