Pas dorëheqjes së Belind Këlliçit nga posti i kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kreu i forumit për degën lokale Durrës, Artion Bajramaj ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë numri një i të rinjve demokratë në mbarë vendin.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Bajramaj tregon se kandidatura vjen pas disa proçeseve këshilluese.

Postimi i plotë:

Së bashku për një FRPD akoma më të fortë!✌️
Të nderuar kolegë të rinj opozitarë.
Pas disa proçeseve këshilluese me:
✅1.Kolegë FRPD nga çdo qark i Shqipërisë
✅2.Drejtues të ndryshëm të PDSH
dhe pas propozimit të
✅3.ekipit drejtues të FRPD Durrës
kam vendosur të pranoj kandidimin për detyrën e kryetarit të FRPD Shqipëri!
Ky vendim mbështetet mbi këto arsye:
✅1.Rezultatet konkrete të suksesshme të punës që kemi patur me FRPD Durrës
✅2.Puna që kemi bërë në 9 vite kontribut dhe sakrifica
✅3.Vizioni i ri që kemi për FRPD Shqipëri, do shfaqet në ditët në vazhdim.
Qëllimi ynë i vetëm për këtë garë është: FITORJA!
Fitore të bazuar mbi parimin e pastër dhe të thjeshtë:
✅Meritokracia!
Dua të përshëndes me respekt kandidatët e tjerë dhe i ftoj në një garë të denjë për PD dhe FRPD, garë që do i ngjall shpresën rinisë Shqiptare.
✅Ftojmë çdo të ri ti bashkohet skuadrës tonë. Do jetë kënaqësi të punojmë së bashku në vitet në vazhdim.
Me respekt,
Artion Barjamaj💙🇦🇱✌️