24 prill 2015 – Një djalë 22-vjeçar nga qyteti i Durrësit, është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur 4 tapete në shkallët e një pallati.
Efektivët e Komisariatit të Policisë së Durrësit , bënë të mundur ndalimin e Saleo Roçit, 22 vjeç, banues në Durrës.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, më 21 prill, Roçi ka vjedhur te shkallët e pallatit katër tapete të cilat i përkisnin shtetases me iniciale V.J. 37 vjeçe, banuese në Durrës.
Tashmë, i riu nga Durrësi akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes”, dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Durrësit.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/