5 qershor 2015 – Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një 22-vjeçar nga Durrësi, pasi nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, madje ai u largua me shpejtësi duke hedhur nga dritarja e makinës një qese me hashash.
“L.M., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Opel me targë ‘DR 6062 E’, nuk i ka ndaluar Patrullës së Përgjithshme të Policisë duke u larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga patrulla, ku nga dritarja e mjetit ka hedhur në tokë një qese farmaceutike me 0.5 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
22-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/