Një 31-vjeçar është ekstraduar nga Spanja pasi do të gjykohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2019, vëllai i 31-vjeçarit (shtetasi R.D) ishte arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, informon policia e shtetit.

Pas arrestimit, 31-vjeçari dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllanë e tij.

Ndaj tij gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.