Një 32-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Bulqizë rreth orës 11:00 të ditës së sotme.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit.





