10nëntor 2015 – Policia e Burrelit mori sot njoftimin për një 30-vjeçar të pajetë. Viktima, i identifikuar si Behar Haxhiu, banor i fshatit Derjan, u gjet i qëlluar me armë zjarri.
Policia tha paraprakisht se pranë trupit të viktimës ishte dhe një armë automatike, çka ka hedhur dyshimet se Haxhiu të ketë vrarë veten. I riu nuk jetonte më në fshat, por ishte kthyer ditët e fundit, ku dhe kreu vetëvrasjen në rrethana ende të paqarta.
/portali DurresLajm/