Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Spitallë. Një i ri duke drejtuar automjetin e tij ka goditur nje kalimtare pranë vijave të bardha. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se e moshuara rreth moshës 75-vjeçare ka thyer këmbët dhe është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe po meret në pyetje.