Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
30-vjeçari Mario G. i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i ballkonit në pallatin ku jetonte.
Mësohet se i riu e ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijmit në kushtet e depresionit. Pak kohë më parë ai kishte humbur edhe bashkëshorten.





