Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Lushnje. Mësohet se një i ri, është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese, duke i dhënë fund jetës.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet.

Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-
njofton policia e Lushnjes.