Një i ri ka humbur ndjenjat pasditen e sotme në një prej lokaleve në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.

Kanë qenë të pranishmit që kanë njoftuar ambulancën, e cila e ka shoqëruar në spital për t’i dhënë ndihmën e parë.

Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi gjendjen e të fiktit të të riut.