Një burrë nuk ka hezituar t’i japë një mësim pedofilit që i ngacmoi të bijën 15-vjeçare në ashensor duke e puthur kundër dëshirës së saj.
Në pamjet e kamerave të sigurisë në ashensor, duket momenti kur 27-vjeçari tenton të puthë me zor vajzën 15-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Rusi, më datë 2 janar.
Adoleshentja është larguar dhe pas pak castesh u shfaq babai i saj.
I veshur me një bluzë ngjyrë blu, ai tërhoqi me dhunë 27-vjeçarin nga ashensori dhe e goditi.
Pas kësaj, ka njoftuar policinë që ka vënë në pranga të riun, i cili akuzohet për pedofili.





