Policia holandeze zbuloi gjatë një koncerti rock-u vjedhjen e 30 telefonave celulare nga një person i cili i kishte fshehur në pantallonat e tij të çiklizmit.
Ata dyshojnë se personi në fjalë është një 34-vjeçar, i cili besohet se është i përfshirë në një grup grabitësish.
Ai u ndalua pasi fansat e koncertit lajmëruan policinë, teksa kjo e fundit bllokoi të gjitha daljet. Policia dërgoi masa shtesë pas një paralajmërimi nga policia belge. 50 celularët u vodhën në zonën Antwerp.





