Me 8 doza heroinë dhe 2 doza kanabis është arrestuar një 26-vjecar në qytetin e Beratit.
Policia njofton se është goditur kështu një rast i shpërndarjes së drogave të forta.
Shtetasit Xhuljano Tabaku i është gjetur në lokalin ku punonte sasia e drogës që posedonte.
“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dyshohej se shtetasi i mësipërm shpërndante lëndë narkotike.
Menjëherë u organizua puna dhe u bë arrestimi i tij pasi gjatë kontrollit që iu bë në lokalin ku punonte iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza Heroinë dhe 2 doza Cannabis Sattiva”, njofton policia e Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.





