Një i ri është kapur në flagrancë nga uniformat blu të Durrësit me disa doza kanabisi.
Sipas informacioneve të policisë, shtetasi D.H., vjeç 18, banues në Durrës, u kap ditën e djeshme më 4 dhjetor, rreth orës 16:10 në lagjen nr. 1.
Nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Ndaj tij ka nisur procedimi dhe hetimi në gjendje të lirë, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





