Një 29-vjeçar i infektuar me HIV është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një grua të moshuar 82-vjeçare në Hamburg.
Lajmin e raportojne mediet gjermane, teksa shkruajne se para gjyqit ka dale shtetasi Dzengis D., nga Maqedonia.
Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të vitit të kaluar, në shtëpinë e viktimës. Ai i ka hyrë nga dera e ballkonit dhe gruaja megjithëse ka tentuar ta mbylle atë, i riu e ka shtrirë në dysheme të moshuarën, i ka mbyllur gojën dhe e ka përdhunuar pesë herë, në pjesë të ndryshme të banesës.
Më pas ai i ka kërkuar asaj t’i jepte para. Gruaja ka dashur t’i japë 10 euro, por kur ka parë shumën ai i ka rrëmbyer me dhunë portofolin nga dora dhe është larguar nga banesa.
Gruaja e moshuar ka pësuar lëndime në gjithë trupin, por nga analizat nuk rezulton e infektuar me HIV.