Dy persona kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi të ndodhur në Kanada. Mësohet se një person i veshur me veshje mesjetare ka vrarë me shpatë dy persona në Kebek të Kanadasë, ndërsa ka plagosur edhe 5 të tjerë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në sheshin e parlamentit. Sipas policisë lokale, 20-vjeçari është arrestuar, por ende nuk dihen motivet e vrasjeve. I riu aktualisht ndodhet në spital.





