Një 21-vjeçar është arrestuar nën akuzën e përndjekjes dhe tentativës për heqje lirie dhe rrëmbim personi.

Ngjarja është shënuar në zonën e Saukut në Tiranë, ndërsa është arrestuar Irlind Kateshi dhe atij i është sekuestruar dhe automjeti fuoristradë “BMW X6”.

Sipas policisë, Kateshi prej disa javësh përndiqte një studente e cila refuzonte lidhjen intime me të, ndërsa një natë më parë rreth orës 22:30 ai ka tentuar ta rrëmbejë me forcë nga rruga brenda në automjet.

Vajza është ndihmuar nga kalimtarët e rastit, ndërsa telefonata në numrin 112 ka shmangur një agravim të situatës pasi me mbërritjen e policisë 21-vjeçari Kateshi është dorëzuar.