UEFA ka vlerësuar Brion Shehun si tifozi më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë, e cila luajti mbrëmë me Rumaninë. I veshur si shqiponjë, me kostum popullor si të Isa Boletinit, Borin la mbresa tek UEFA.
Borin ka bërë dhe një status në Facebook ku shpreh krenarinë e të qenit shqiptar.
“Jam shqipe, shqiponja dykrerëshe. Dragoi i Dragobisë, dragoi i lindjes. Krahët mbulojnë trojet shqiptare. Nga sqepi shkabë del zjarr llavë, e djeg armikun nga qiell i lartë. Se jam shqiptar, i kuq si flaka”, shkruan i riu nga Tirana.





