Një 25-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë pasi u kap me një sasi të vogël kanabisi.

“Më datë 12.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B, vjeç 25 banues në Durrës”, njofton policia.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në lagjen nr. 3, në mjetin tip “Benz” dhe në banesën e të riut, uniformat blu gjetën 20.5 gramë lëndë të llojit Cannabis Sativa.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia referoi materialet në Prokurori.